DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zgjedhjet parlamentare – cila është rruga deri në formimin e Qeverisë së re?

10 Shkurt 2025
A A
KQZ: Kanë votuar 14 mijë e 463 (71%) shtetas tanë në përfaqësi diplomatike
Share on FacebookShare on Twitter

Me përfundimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit pason konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Të zgjedhurit e rinj për Kuvendin e Kosovës do të kenë përgjegjësinë për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Cila është rruga deri në formimin e Qeverisë së re?

Fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës brenda 30 ditëve pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë certifikuar rezultatet përfundimtare të 9 shkurtit.

Bazuar në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, KQZ ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve brenda 30 ditësh pas ditës së zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, duhet ta thërrasë seancën për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Në rast se presidentja nuk e bën një gjë të tillë, Kuvendi mblidhet vetë. Seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallë.

Atë ditë deputetët e sapobetuar e zgjedhin edhe Kryetarin e Kuvendit i cili propozohet nga partia më e madhe parlamentare.

Tutje legjislatura e sapoformuar ka detyrën e saj të parë – zgjedhjen e qeverisë së re të vendit.

Qeverinë mund ta formojë vetëm partia ose koalicioni që i ka fituar zgjedhjet.

Pak ditë pasi Kuvendi të jetë konstituuar, presidentja Osmani i fton në konsultime partitë që janë në Kuvend për të identifikuar shumicën parlamentare dhe për të nominuar kandidatin për kryeministër.

Kandidati që është nominuar për kryeministër nga presidentja brenda 15 ditësh duhet ta paraqesë përbërjen e qeverisë së re para deputetëve.

Në këtë seancë qeveria konsiderohet e zgjedhur vetëm nëse votojnë 61 deputetë nga 120 sa janë në Kuvend.

Nëse qeveria e propozuar dështon të marrë votat e nevojshme, atëherë presidentja brenda 10 ditësh fillon konsultimet me partitë dhe nominon një kandidat të ri për kryeministër.

Përsëri Kuvendi duhet ta votojë përbërjen e re të qeverisë.

Nëse edhe kandidati i dytë dështon, atëherë Presidentja lëshon dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpall zgjedhjet e reja.

Zgjedhjet e reja do të duhet të mbaheshin brenda 40 ditësh.

KATEGORITË

  • Botë (1 140)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 547)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (873)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com