DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

19 Qershor 2026
A A
Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit
Share on Facebook

1432 solucione mjekësore “Compound Sodium Lectate Intravenous Infusion” prej 500 mililitrash janë bllokuar nga barnatorja e Spitalit Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar njoftoi se rasti u ngrit nga farmacistja përgjegjëse e barnatores, e cila dyshonte se solucioni mund të mos ishte brenda specifikave të përcaktuara për produktin.

Pas pranimit të informacionit, SHSKUK, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) dhe Inspektoratin Farmaceutik, ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për verifikimin e rastit.

“Natyra e gjetjes do të përcaktohet pas përfundimit të analizave laboratorike dhe vlerësimeve profesionale nga institucionet kompetente, dhe do të ju njoftojmë për rezultatet përkatëse pas përfundimit të këtyre procedurave. ShSKUK mbetet e përkushtuar në ruajtjen e shëndetit publik dhe sigurisë së pacientëve. Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të pacientëve dhe garantimit të cilësisë së produkteve medicinale që përdoren në institucionet shëndetësore, do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme në përputhje me rekomandimet dhe vlerësimet e institucioneve kompetente”, thuhet në njoftim të SHSKUK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 788)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 491)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (500)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com