DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Donald Trump sinjalizon mbështetjen e tij për kriptomonedhat

10 Shkurt 2025
A A
Trumpi ia ndryshon emrin Gjirit të Meksikos, e bën të Amerikës
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin botëror të kriptomonedhave.

Që në javët e para të detyrës, Presidenti Donald Trump mori hapa konkrete për të përmbushur premtimet e tij zgjedhore lidhur me kriptomonedhat. Ai emëroi një drejtues për kriptomonedhat dhe ka emëruar rregullatorë që janë mbështetës të kësaj industrie.

Ai nxorri kripto monedhën e tij dhe ka firmosur një urdhër ekzekutiv për kriptomonedhat.

“Ky është urdhëri ekzekutiv për kriptomonedhat. Ne do të ngremë një grup të brendshëm pune për ta bërë Amerikën kryeqytetin botëror të kriptomonedhave, nën udhëheqjen tuaj”, tha David Sacks, drejtues pranë Shtëpisë së Bardhë për kriptomonedhat.

Trump kishte mëdyshje për kriptomonedhat gjatë mandatit të tij të parë. Por ai u duk se ndryshoi mendje gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024. Firmat e kriptomonedhave kontribuuan ndjeshëm në fushatën presidenciale të Trump.

Përkrahësit e kriptomonedhave mirëpritën masat e para të ndërmarra nga Trump, si një ndryshim nga ajo që e konsideronin si qasje armiqësore të administratës së Presidentit Joe Biden.

“Urdhri ekzekutiv dhe komentet e tij, mendoj se ishin shumë në përputhje me atë që kërkuan përkrahësit e kriptomonedhave, me atë që ata donin”, thotë Ben McMillan nga kompania IDX Advisors.

Sipas urdhrit ekzekutiv, një grup pune duhet të shqyrtojë mundësinë e krijimit të një stoku kombëtar të pasurive digjitale nga kriptovalutat e sekuestruara nga qeveria federale.

Po ashtu, urdhri bën të mundur që firmat e kriptomonedhave të kenë qasje tek shërbimet bankare. Deri tani, këto kompani ishin ankuar se bankat kishin refuzuar që ato të kishin llogari.

Por disa kritikë shqetësohen se cenimi i mekanizmave mbrojtës mes industrisë bankare dhe botës së kriptomonedhave bart rreziqe.

“Ky ka qenë një objektiv kryesor i industrisë së kriptomonedhave dhe është diçka që duhet ta vëzhgojmë nga afër për shkak të rrezikut të dëmtimit nga tregjet e kriptomonedhave, një treg shumë i paqëndrueshëm”, thotë Molly White, kritike e kriptomonedhave.

Grupi i punës pranë Shtëpisë së Bardhë pritet të rekomandojë masa rregullatore.

“Do të ishte me të vërtetë me vlerë, nëse do të kishim rregullore të qarta, por edhe të drejta e të barabarta, që të mos mbështeten vetëm sipërmarrësit e monedhës digjitale, por gjithashtu të merret parasysh nevoja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe investitorëve”, thotë Ravi Sarathy nga Universiteti Northeastern.

Gjatë muajve të ardhshëm, Presidenti Trump pritet të njoftojë mekanizma të tjerë lidhur me planin e tij për kriptomonedhat.

KATEGORITË

  • Botë (1 099)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 561)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com