DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

10 Janar 2025
A A
Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku janë marrë pesë vendime.

Në mesin e tyre është edhe ai për rritjen e pensioneve për kategoritë e luftës për 20 përqind.

“Aprovuar rritjen e përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në Shtojcën 1. të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre. Me këtë vendim edhe zyrtarisht aprovohet rritja për 20% e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile”, thuhet në vendim.

Në këtë mbledhje është emëruar Avni Kastrati si Drejtor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, si dhe Lyra Osmani në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të ZKM-së:

Përditësuar Listën Shtetërore Strategjike për Mallra me Përdorim të Dyfishtë, për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose për arsye të drejtave të njeriut;

Aprovuar rritjen e përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në Shtojcën 1. të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre. Me këtë vendim edhe zyrtarisht aprovohet rritja për 20% e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile;

Emëruar znj. Lyra Osmani në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit;

Emëruar z. Avni Kastrati në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit;

Aprovuar Raportin për Vlerësimin Ex – Post të Ligjit Nr. 04/L-184 për Administrimin e Punës në Zyrë. Vlerësimi i Ligjit për Administrimin e Punës në Zyre është bërë me kërkesën e Ministrisë përgjegjëse për administratën publike, asaj të Punëve të Brendshme. Të gjeturat tregojnë që ligji në fjalë nuk gjen zbatim të plotë dhe që ka mungesë të kapaciteteve që sigurojnë një gjë të tillë. Me adresimin e të gjeturave do ndërmerren hapat e nevojshëm për të siguruar cilësinë e ligjit dhe zbatimin e plotë të tij.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 446)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com