DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykatësi i tretë federal bllokon urdhrin e Trumpit për të drejtën e shtetësisë në lindje

10 Shkurt 2025
A A
Gjykatësi i tretë federal bllokon urdhrin e Trumpit për të drejtën e shtetësisë në lindje
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatës tjetër federal bllokoi të hënën urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump, që i jep fund të drejtës së shtetësisë për fëmijët e personave që qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të jashtëligjshme. Ai është gjykatësi i tretë që bllokon këtë urdhër.

Vendimi i gjykatësit të Gjykatës së Qarkut në Nju Hempshir, Joseph N. Laplante vjen pas dy vendimeve të ngjashme të gjykatësve në Siatëll dhe Merilend. Padia, e bërë nga Unioni amerikan për të Drejtat Civile, pretendon se urdhri i Trumpit shkel Kushtetutën dhe “përpiqet që të zhbëjë njërën prej vlerave kushtetuese themelore amerikane”.

Administrata republikane e presidentit Trump thotë se fëmijët e atyre personave që nuk janë shtetas amerikanë nuk janë “subjekt i juridiksionit” të Shteteve të Bashkuara dhe për rrjedhojë nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë.

Administrata e ka dërguar vendimin e gjykatësit të Siatëllit në gjykatën e apelit.

Në qendër të padive në të tre rastet është Amendamenti i 14 i Kushtetutës, i ratifikuar në vitin 1868 pas Luftës Civile dhe në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në rastin e Dred Scottit, në të cilin thuhet se Scott, një skllav, nuk ishte shtetas ndërsa jetonte në një shtet ku skllavëria ishte shpallur e jashtëligjshme.

Në vitin 1898, në rastin e njohur si Shtetet e Bashkuara kundër Wong Kim Ark, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi që fëmijët e vetëm që nuk marrin automatikisht shtetësinë amerikane pasi të lindin në tokën amerikane janë fëmijët e diplomatëve, të cilët janë zotuar për besnikëri ndaj një shteti të huaj; armiqtë që janë të pranishëm në Shtetet e Bashkuara gjatë një situate lufte, ata që kanë lindur në anije të huaja dhe foshnjat e fiseve autoktone në Amerikë.

Shtetet e Bashkuara janë ndër 30 vendet ku aplikohet e drejta e shtetësisë në lindje. Shumica këtyre vendeve janë në Amerikën Latine, ndërkohë që ndër to janë edhe Meksika e Kanadaja.

KATEGORITË

  • Botë (1 099)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 561)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com