DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja e të riut në punë ngre alarmin për sigurinë në vendet e punës, Azemi kritikon Inspektoratin

22 Qershor 2026
A A
Vdekja e të riut në punë ngre alarmin për sigurinë në vendet e punës, Azemi kritikon Inspektoratin
Share on Facebook

Një i ri ka humbur jetën tragjikisht sot në vendin e punës në Prizren. Rasti ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e punëtorëve në Kosovë, ndërsa Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, deklaroi se bëhet fjalë për viktimën e 13-të në vendet e punës që nga fillimi i vitit. Ai gjithashtu kritikoi Inspektoratin e Punës për mungesë mbikëqyrjeje.

Azemi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se numri i rasteve fatale po vazhdon të rritet dhe situata është alarmante.

“Fatkeqësisht edhe sot duhet ta fillojmë këtë, po themi kështu, me vdekjen e një të riu, i cili vdiq në komunën e Prizrenit. I riu i cili kishte vetëm moshën 24-vjeçare, i cili u aksidentua nga një pompë betoni për të cilën ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës. Po e përsëris, është rasti i 13-të që nga 1 janari deri më sot”, deklaroi Azemi.

Sipas tij, përgjegjësia për këto raste bie si mbi kompanitë private, ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që kanë për obligim mbikëqyrjen e kushteve të punës.

“Arsyet pse po ndodhin këto janë se në rend të parë pronarët e kompanive nuk janë në nivelin e duhur, nuk janë duke menaxhuar ose nuk janë duke respektuar ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. Përpos pronarëve të kompanive, normal që institucionet shtetërore, në veçanti ministria, në veçanti Inspektorati i Punës nuk po mundet dhe nuk po mund t’ia dalë me mbikëqyrjen e të gjitha rrezikshmërive në vendet e tyre të punës, dhe ka ardhur deri tek kjo, çka fatkeqësisht viti 2025 dhe ky vit 2026, sipas të gjitha gjasave do të jetë viti më fatkeq sa i përket vdekjeve të punëtorëve në vendet e tyre të punës”, u shpreh ai.

Kreu i SPSPK-së theksoi se zgjidhja nuk kërkon masa të jashtëzakonshme, por respektim të ligjit dhe rritje të kujdesit nga të gjitha palët e përfshira.

“Absolutisht nuk duhet të ketë ndonjë farë filozofie ose mençurie. Kjo krejt duhet të bëhet me respektimin e ligjit mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, një vigjilencë jashtëzakonisht shumë të madhe të pronarëve të kompanive, por pak a shumë edhe të punëtorëve. Ndoshta nuk do të ishte eliminuar në tërësi, sepse edhe në vendet tjera të botës vdesin punëtorët, por jo në një numër kaq të madh sikurse po ndodh tek ne”, tha Azemi.

Ai gjithashtu foli edhe për gjendjen sociale të familjes së viktimës, duke kërkuar mbështetje institucionale nga Qeveria e Kosovës.

“Faktikisht, domethënë mund ta themi atë që edhe tani kemi problem, ta zëmë se ky punëtor ndoshta nesër nuk do të ketë mjetet e mjaftueshme për ceremoninë e varrimit dhe të të pamit. Andaj ne edhe kësaj radhe po e përsërisim kërkesën që kësaj familje duhet t’i ndihmohet në mënyrë zyrtare nga Qeveria e Kosovës”, shtoi Azemi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 071)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com