DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja tragjike e të riut në Prizren në vendin e punës, ndalohet një person

22 Qershor 2026
A A
Vdekja tragjike e të riut në Prizren në vendin e punës, ndalohet një person
Share on Facebook

Një person është ndaluar për 48 orë pas vdekjes së Valmir Morinës, 25-vjeçarit nga Drenoci i Malishevës, i cili humbi jetën si pasojë e një incidenti në vendin e punës në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se i riu u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Arbana” në Prizren” rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Bytyqi tha se njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes, dhe sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

“Deri më tani, së paku një person është ndaluar për 48 orë si person i dyshuar”, tha ai.

Ai tha se Policia, në koordinim me Inspektoratin e Punës po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 076)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com