DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vala e të nxehtit përfshin edhe Shqipërinë

23 Qershor 2026
A A
Instituti thotë se Kosova është në zonën e kuqe për temperatura të larta, MSh publikon disa rekomandime
Share on Facebook

Vala e të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Evropën ka sjellë edhe në Shqipëri temperatura të larta.

“Ne presim që termometri të shënojë nga e hëna deri të enjten 36, do të ketë zona edhe 37 gradë. Megjithatë është një mot relativisht i nxehtë, lagështira është prezente, që bën që i nxehti të ndjehet më shumë”, thotë sinoptikanja Lajda Porja.

Megjithatë, sipas sinoptikanëve, vendi ynë është ende në periferi të valës që ka përfshirë kontinentin, ndërsa temperaturat pritet të rriten më shumë gjatë fundjavës së ardhshme.

“Edhe Shqipëria do të shënojë temperatura 39 apo 40 gradë, por janë të spostuara në fundjavë dhe javën tjetër”.

Disa zona parashikohet të jenë më të nxehta.

“Qarku i Shkodrës, do të jetë Berati, Elbasani, Gjirokastra, më pak Fieri, Tirana dhe Lushnja. Më freskët në juglindje. Parashikohen temperatura të larta në Has, në Kukës, vlera 30 gradë”, raporton tvklan.

Megjithëse me temperatura të larta, gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

“Çdo pasdite do të ketë vranësira pothuajse në të gjithë vendin. Më pak të ekspozuara do të jenë në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta, ndërsa zonat malore do të kenë çdo pasdite rrebeshe. Nga e hëna deri të mërkurën veriu dhe verilindja do të kenë rrebeshe herë pas here edhe stuhi breshëri”.

Për shkak të efektit El Ninjo, sinoptikanët parashikojnë një verë me temperatura ekstreme, ku pritet të thyhen edhe rekordet e vitit 2023, i regjistruar si më i nxehti në histori.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 093)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com