DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi

23 Qershor 2026
A A
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Share on Facebook

UNMIK ka dhënë detaje rreth vizitës në Kosovë, të nënsekretarit të Përgjithshëm të OKB’së për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix. Në njoftim bëhet e ditur se ky i fundit, dje, ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Tutje, shtohet edhe se, Lacroix u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të UNMIK-ut, gjatë diskutimeve u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresi i arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit.

Po ashtu u konfirmua mbështetja e zyrtarit të lartë të OKB-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë brenda tre vjetësh, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, së bashku me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Peter Due, zhvilluan dje takime konstruktive me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e Parë në detyrë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

USG Lacroix u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.

Diskutimet vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresin e arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit. USG Lacroix rikonfirmoi mbështetjen për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve”, theksohet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 110)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (338)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com