DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në seancën gjyqësore: Boll se nuk duroj më…

24 Qershor 2026
A A
Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në seancën gjyqësore: Boll se nuk duroj më…
Share on Facebook

Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë përfshirë në një debat verbal përpara trupit gjykues.

Gjatë seancës, Meta ka deklaruar se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo i njeh vetë rrethanat e mesazheve. Kryemadhi i është kundërpërgjigjur duke e akuzuar Metën se po flet bazuar në thashetheme dhe “llafe grash”.

Në këtë moment, gjykata ka ndërhyrë duke paralajmëruar Kryemadhin se do të nxirret nga salla dhe do të gjobitet nëse përsërit sjelljen.

“Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi për askënd. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi”, tha Meta.

Menjëherë pas kësaj, Kryemadhi iu përgjigj: “Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”

Pasi gjykata i tërhoqi vëmendjen, Kryemadhi shtoi: “Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”, duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili ndodhej në sallë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 786)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 476)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (499)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com