DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

24 Qershor 2026
A A
Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar pas publikimit të raportit zyrtar të Policisë së Kosovës për aksidentin tragjik të 14 qershorit në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një qytetare.

Përmes një reagimi publik, Basha ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke theksuar se raporti i autoriteteve ka sqaruar rrethanat e aksidentit dhe ka hedhur poshtë pretendimet se gjendja e rrugës ka ndikuar në ngjarjen fatale.

“Sot, raporti zyrtar i Policisë së Kosovës tregon se, bazuar në hetimet profesionale, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën, duke goditur fillimisht sinjalizimin rrugor dhe më pas elementet mbrojtëse anësore”, ka deklaruar ai.

Sipas Bashës, raporti konstaton se të dy shiritat e qarkullimit kanë qenë të lirë dhe se infrastruktura rrugore nuk ka pasur ndikim në shkaktimin e aksidentit.

“Raporti konstaton se të dy shiritat e qarkullimit kanë qenë të lirë për lëvizje dhe se gjendja e rrugës nuk ka ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Këto janë gjetje zyrtare të organeve kompetente”, ka theksuar ministri në detyrë.

Ai ka reaguar edhe ndaj deklaratave dhe akuzave që pasuan aksidentin, duke thënë se tragjeditë njerëzore nuk duhet të shfrytëzohen për përplasje politike.

“Le të jetë ky mësim për të gjithë se tragjeditë e tilla nuk duhet të përdoren për propagandë politike”, ka deklaruar Basha.

Në fund të reagimit të tij, ai ka përsëritur ngushëllimet për familjen e viktimës, duke shprehur solidaritet me të afërmit e saj në këto momente të vështira.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 166)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com