DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

212 viktima nga i nxehti në Spanjë, qeveritë në alert për temperaturat e larta

25 Qershor 2026
A A
212 viktima nga i nxehti në Spanjë, qeveritë në alert për temperaturat e larta
Share on Facebook

Vala intensive e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës mund të ketë lidhje me 212 humbje jetësh që u regjistruan në Spanjë nga e diela deri të mërkurën.

Kjo sipas Institutit të sistemit të monitorimit të vdekshmërisë në vend, që përpunon statistikat e humbjeve të jetëve që shënohen çdo ditë në vendin e Gadishullit Iberik dhe i krahason ato me nivelet e parashikueshme, të bazuara mbi rekordet historike dhe që inkorporon faktorë të jashtëm si të dhënat e motit nga Agjencia Kombëtare Meteorologjike për të vlerësuar shkaqet e mundshme të rritjes së vdekshmërisë.

Temperaturat mesatare që u regjistruan në fillim të kësaj jave në Spanjë, por jo vetëm, ishin më të lartat që nga viti 1950. Në disa pjesë të Francës termometri shënoi deri në 43 gradë Celsius, ndërsa Britania e Madhe regjistroi qershorin më të nxehtë në historinë e saj.

Këtë fundjavë pritet që temperaturat të arrijnë kulmin në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Vala e të nxehtit pritet të shtrijë së shpejti ndikimin e saj në Evropën Lindore, ku vende si Polonia, Kroacia, Republika Çeke dhe Hungaria kanë lëshuar paralajmërime për temperatura ekstreme, sidomos gjatë fundjavës.

Sipas një vlerësimi të Agjencisë Franceze të Lajmeve, janë të paktën 101 milionë persona në Evropë, përfshirë 50 milionë në Francë dhe 18 milionë në Gjermani, që këtë të enjte do të përballen me temperatura më të larta se 35 gradë Celsius.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 739)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (389)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com