DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Subvencione pa kontrata e tenderë pa përmbushje kriteresh – gjetjet e Auditimit për Komunën e Gjakovës

25 Qershor 2026
A A
AAK’ja zgjedh Ardian Gjinin kryetar të ri, Haradinaj emërohet kryetar nderi
Share on Facebook

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e financave publike, prokurim dhe ndarjen e subvencioneve në raportin e publikuar për Komunën e Gjakovës për vitin 2025.

Sipas raportit të auditimit, komuna ka realizuar pagesa në vlerë prej 2.7 milionë euro për paga jubilare dhe shujta nga kategori ekonomike jo adekuate.

“Përmes pagesave direkte nga Thesari bazuar në vendime gjyqësore gjatë vitit 2025 shpenzime në vlerë 2,700,991 euro ishin realizuar për paga jubilare dhe shujta nga kategoria ekonomike joadekuate”, thuhet në raport.

Komuna kishte nënvlerësuar detyrimet kontingjente për rreth 355 mijë euro. Po ashtu, nga 99 raste të padive për shpronësim, vetëm një rast në vlerë prej 29,577 euro ishte paraqitur në pasqyrat financiare.

Një tjetër gjetje lidhet me vonesat në pagesën e faturave. Sipas raportit, në pesë mostra të testuara me vlerë totale prej 252,903 eurosh, faturat ishin paguar me vonesë, përtej afatit ligjor prej 30 ditësh.

Tendere pa u plotësuar kërkesat e dosjeve

ZKA ka evidentuar parregullsi edhe në procedurat e prokurimit publik. Në dy raste, komuna kishte lidhur kontrata pa u përmbushur të gjitha kërkesat e dosjeve të tenderit nga operatorët ekonomikë fitues.

“Kontraktimi i operatorëve ekonomik pa i përmbushur kriteret e vendosura në dosjen e tenderit eliminon mundësinë e një procesi të mirëfilltë të prokurimit”.

Në dy procedura të prokurimit, komuna nuk kishte respektuar kërkesat e dosjeve të tenderit:

Tek procedura “Renovimi i stadionit të qytetit në Gjakovë -konstruksioni i mbulesës dhe ndriçimi i fushës së lojës” me vlerë të kontratës prej 3,424,264€ në dosjen e tenderit tek kapaciteti teknik dhe profesional, ndër të tjera ishte kërkuar:

“Kontratat dhe referencat me OE privat, prezantimi i situacioneve të nënshkruara së bashku me transaksionet bankare që përputhen me të njëjtën kontratë-referencë. Megjithatë, operatori fitues kishte dorëzuar vetëm një deklaratë se për kontratat me klientë privatë nuk praktikon situacione pune. Në listën e stafit profesional ishte kërkuar një inxhinier të diplomuar, dhe certifikuar për verifikimin e saldimeve me Penetrant Testing, Ultrasonic Testing, Visual Testing, si dëshmi për këtë kishte kërkuar kontratat valide kopje ose parakontratë ku specifikohet qartë angazhimi për këtë projekt kopje. N këtë kërkesë operatori fitues kishte dorëzuar parakontratë jo me inxhinierin si person fizik, por parakontratën e kishte lidhur më subjekt juridik pra me operator ekonomik”.

Po ashtu, ishte kërkuar një inxhinier i arkitekturës dhe një inxhinier i gjeodezisë me minimum pesë vite përvojë pune pas diplomimit.

“Ne vërejtëm se operatori fitues nuk kishte dëshmuar përvojën e kërkuar pesëvjeçare pas diplomimit për arkitektin dhe inxhinierin e gjeodezisë. Tek lista e pajisjeve komuna kishte kërkuar dy kamionë me kran me kapacitet bartës të kamionit minimum 12t, dhe kapacitet maksimal ngritës të kranit minimum 5t. Ne vërejtëm se për njërin kamion nuk ka dëshmi për kapacitetin maksimal të ngritjes sipas kërkesës”.

Ndër gjetjet më të rëndësishme është edhe nënshkrimi i një kontrate për furnizim me dru dhe pelet në vlerë prej 206,514 eurosh, ndonëse fondet e planifikuara dhe të disponueshme për këtë projekt ishin vetëm 162,554 euro.

“Nënshkrimi i kontratës me vlerë më të madhe se sa vlera e parashikuar rrit rrezikun që komuna të hyjë në obligime kontraktuese pa mbulesë financiare”, thuhet në raport.

Subvencione pa kontrata

Raporti nxjerr në pah edhe probleme në menaxhimin e subvencioneve.

Në një rast, një subvencion prej 13 mijë eurosh ishte transferuar në një llogari bankare tjetër nga ajo e përcaktuar në kontratë.

“Megjithatë, nga ekzaminimi i dokumentacionit financiar dhe urdhërpagesave kemi identifikuar se mjetet nuk janë transferuar në llogarinë bankare të OJQ-së përfituese, siç ishte përcaktuar në kontratë, por në llogarinë bankare të kompanisë kontraktuese të OJQ-së, ndaj së cilës komuna nuk kishte marrëdhënie kontraktuale, duke përbërë devijim nga dispozitat e kontratës“.

Po ashtu, komuna kishte ndarë subvencione në vlerë totale prej 225 mijë eurosh pa lidhur paraprakisht kontrata ose marrëveshje me përfituesit.

Sipas auditorëve, 200 mijë euro ishin ndarë për një ndërmarrje publike lokale, ndërsa 25 mijë euro për një organizatë joqeveritare.

“Komuna kishte ndarë subvencione në vlerë prej 200,000€ për Ndërmarjen Pubike Lokale (NPL), për nevoja të furnizimit me gdhendla druri- Biomasë si dhe 25,000€ për një OJQ, për mbështetjen e projektit “ofrimin e shërbimeve bio-psikosociale për personat me aftësi të kufizuara” pa lidhur paraprakisht kontratë apo marrëveshje me përfituesit e subvencioneve, vetëm me aprovim të Kuvendit Komunal“.

Raporti i auditimit për Komunën e Gjakovës rezultoi me gjithsej 16 rekomandime, nga të cilat 10 janë të reja, pesë të përsëritura dhe një pjesërisht i përsëritur.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 575)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 225)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com