Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet tejet në disponim me kolegët e saj.
“Super ekipi”, u shpreh ajo teksa në fotografi shihet e buzëqeshur dhe mjaft me disponim.
Duket se ajo është tejet e kënaqur me rezultatin zgjedhor që PDK-ja e ka marrë.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas të dhënave të deritanishme të Komisionit Qendror Zgjedhor, renditet e dyta.
Sipas KQZ-së, tani kur janë numëruar 99.17% e votave, Partia Demokratike i ka 22.15% apo 184 mijë e 87 vota.