DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

I nxehti ekstrem i Evropës po vjen drejt nesh, mund të kalohet rekordi i 82-ës kur në Prizren shënoi 40.6 gradë

27 Qershor 2026
A A
Mendimi për motin: Butë të premtën e mundësi për riga shiu, në fundjavë kthjellime
Share on Facebook

Meteorologu, Mendim Rugova, ka paralajmëruar se i nxehti ekstrem që ka kapluar disa shtete të Evropës do të vijë edhe në Kosovë dhe në vendet e rajonit.

Ai s’ka përjashtuar mundësinë që temperaturat të kalojnë edhe rekordin e vitit 1982 kur në qytetin e Prizrenit kishte shënuar 40.6 gradë celsius.

“Të nxehtit ekstrem që po thyen rekorde në pjesë të Europës perëndimore dhe qëndrore, ditëve në vijim gradualish zhvendoset edhe përgjatë vendit dhe rajonit.Sipas parashikimeve temperaturat më të larta në vend pritet të arrinë vlera deri në 37C ditën e hënë nga rrafshi i Kosovës, derisa nga rrafshi i Dukagjinit arrinë vlera prej 39C. Lokalisht temperaturat maksimale mund të kapin vlera edhe prej 40C, që ndoshta mund t’i afrohen apo kalojnë vlerën rekorde të muajit qershor, të regjistruar më 26 qershor të vitit 1982 në Prizren, prej 40.6C. Ju kujtojmë që temperaturat maksimale rekorde absolute në vendin tonë u regjistruan korrikun e vitit të shkuar, duke shënuar vlera prej 42C e 43C”, ka thënë ai.

“Në rajon, përgjatë pjesëve të Malit të Zi, kryesisht nga Podgorica, por dhe në disa zona të Shqipërisë, maksimalet pritet të shënojnë vlera prej 42C, lokalisht ndoshta deri në 43C”, ka shtuar Rugova.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com