DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu kërkon nga Isufaj të tregojë cili ish-kryeministër u intervistua në zyrën e tij

10 Janar 2025
A A
Haxhiu kërkon nga Isufaj të tregojë cili ish-kryeministër u intervistua në zyrën e tij
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, të japë informacione se cilët prokurorë kanë vizituar zyrat e Kryeministrave të mëhershëm.

Këtë deklaratë Haxhiu e ka dhenë të premten duke iu përgjigjur pyetjeve se cili prej Kryeministrave ishte intervistuar në Zyrën e Kryeministrit ashtu siç po kërkon Kryeministri aktual, Abin Kurti që të intervistohet në Kryeministri për një rast që është ftuar si dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Blerim Isufaj e di shumë mirë, ndonëse në konferencë për media tha se nuk kam informacione, ai e di shumë mirë se kush nga prokurorët ka shkuar në Zyrat e Kryeministrave, por nuk flet për këtë. Andaj, ju lutem që përgjigjet e tilla t’i merrni nga Kryeprokurori Isufaj. Blerim Isufaj e di, ata prokurorë disa janë aty, disa jo sepse janë kërcënuar dhe janë detyruar të lëshojnë Kosovën”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se ka prokurorë që kanë lëshuar Kosovën për shkak të kërcënimeve.

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar disa herë ftesën e Prokurorisë Speciale për të dhënë deklaratë si dëshmitar në një rast që është duke u hetuar nga PSRK-ja. Ai ka theksuar se nëse prokurorët kanë guxim, le të shkojnë dhe ta intervistojnë në Kryeministri.

Ablin Kurti për herë të parë për intervistim ishte ftuar më 16 dhjetor 2024.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 170)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com