DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Java nis me 38 gradë Celsius

28 Qershor 2026
A A
Parashikimi i motit për ditët e fundjavës
Share on Facebook

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java do të nis me temperatura tejet të larta. Të hënën, maksimalja pritet të jetë deri në 38 gradë Celsius.

Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë intervalit 10:00–17:00, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura.

Gjatë mesit të javës priten masa ajrore më të freskëta. Megjithatë ky ndryshim parashihet të sjellë paqëndrueshmëri atmosferike dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Të hënën pritet të jetë dita më e nxehtë e javës. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 15-18 gradë Celisus ndërsa maksimalja nga 32 deri në 38 gradë Celsius. Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesërishme.

Ndërkohë të martën parashihet mot i vranët me intervale me diell. Gjatë pjesës së dytë pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë 15–18 gradë, ndërsa maksimalet 32–35 gradë Celsius.

E mërkura pritet të jetë me mot të ndryshueshëm e jostabil. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, ndërsa në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34 gradë Celsius.

Rënie e temperaturave pritet të enjten. Moti do të jetë kryesisht me diell ndërsa gjatë pasdites mund të ketë reshje të izoluara në disa zona. Minimalja do të arrijë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të zbresin dukshëm në 27 gradë Celsius.

Edhe të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të izoluara vranësirat mund të sjellin reshje të shkurtra lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 28 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, temperaturat shumë të larta në fillim të javës do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka, ndaj rekomandohet ujitje e rregullt e kulturave bujqësore, veçanërisht perimeve dhe kulturave që ndodhen në fazat intensive të rritjes.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com