DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përçarje e thellë në LDK: Kush janë kryetarët e degëve që bojkotuan takimin e Abdixhikut? Njëri ia kërkoi dorëheqjen në sy

30 Qershor 2026
A A
Përçarje e thellë në LDK: Kush janë kryetarët e degëve që bojkotuan takimin e Abdixhikut? Njëri ia kërkoi dorëheqjen në sy
Share on Facebook

Zhvillime dramatike dhe pakënaqësi të mëdha po mbretërojnë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gazeta ka mësuar nga burime të mirëinformuara brenda partisë se një numër i madh i kryetarëve të degëve kanë bojkotuar takimin e djeshëm të thirrur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas këtyre burimeve, përveç nënkryetarëve e figurave kryesore si Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti, në takim kanë refuzuar të shkojnë edhe një sërë krerësh të tjerë të degëve të rëndësishme nëpër Kosovë.

Dega e I Prishtinë – Donjeta Dragusha

Dega e II Prishtinë – Florian Dushi

Dega e IV Prishtinë – Besian Mustafa

Dega e Lipjanit – Imri Ahmeti

Dega e Pejës – Gazmend Muhaxheri

Dega e Deçanit – Jeton Mushkolaj

Dega e Rahovecit – Burim Krasniqi

Dega e Prizrenit – Driton Selmanaj

Dega e Obiliqit – Xhafer Gashi

Dega e Shtimes – Kastriot Shabani

Përveç bojkotit masiv nga degët kryesore, burimet e Insajderit bëjnë të ditur se brenda takimit ka pasur përplasje të ashpra.

Mësohet se kryetari i Degës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka dalë plotësisht kundër linjës së kryesisë: ai ka votuar kundër deklaratës së propozuar dhe i ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme në sy Lumir Abdixhikut.

Përveç degëve brenda vendit, goditja e radhës për kryesinë erdhi edhe nga jashtë.

Burimet bëjnë të ditur se pjesë në takim nuk morën as degët nga mërgata, si ajo e Zvicrës, Beneluksit, Gjermanisë, Skandinavisë e Mbretërisë së Bashkuar, duke e thelluar kështu izolimin e kryesisë aktuale.

Çka përmbante deklarata që u votua nga përkrahësit e Abdixhikut?

DEKLARATË E KOLEGJIUMIT TË DEGËVE TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Kolegjiumi i Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i mbledhur sot në selinë qendrore të LDK-së, shqyrtoi zhvillimet politike në vend, rezultatin zgjedhor, gjendjen institucionale dhe angazhimin e LDK-së në këtë periudhë.

Pas diskutimeve, Kolegjiumi i Degëve:

Vlerëson lart angazhimin dhe punën e të gjitha strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se, brenda një periudhe relativisht të shkurtër nga zgjedhjet paraprake, LDK arriti rritje të mbështetjes qytetare. Kolegjiumi kërkon një analizë të plotë të rezultatit zgjedhor, me qëllim të nxjerrjes së mësimeve të nevojshme dhe identifikimit të mundësive për përmirësim të mëtejmë të organizimit dhe veprimit politik të LDK-së.
Rikonfirmon mbështetjen e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në ushtrimin e përgjegjësive të tyre politike e statutore, në angazhimin për stabilitetin institucional të Republikës së Kosovës, si dhe në mbrojtjen dhe përfaqësimin e vlerave, parimeve dhe politikave të LDK-së në institucionet e vendit.
Rikonfirmon përkushtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të kontribuar në ndërtimin e institucioneve funksionale, në respektimin e rendit kushtetues dhe në ofrimin e zgjidhjeve që i shërbejnë interesit shtetëror dhe qytetar.
Rithekson se çështjet e organizimit të brendshëm të LDK-së rregullohen nga Statuti i partisë dhe vendimet e organeve të saj legjitime. Zgjedhjet e rregullta për të gjitha strukturat drejtuese të LDK-së do të mbahen gjatë vitit 2027, në përputhje me afatet statutore.
Fton të gjitha strukturat, anëtarët dhe funksionarët e LDK-së që energjinë dhe angazhimin e tyre ta përqendrojnë në forcimin e mëtejmë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në ruajtjen e unitetit të saj dhe në përmbushjen e përgjegjësive që kemi ndaj qytetarëve dhe Republikës.
Kolegjiumi i Degëve rithekson se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë së brendshme, respektimit të Statutit dhe vendimmarrjes institucionale. Me unitet, përgjegjësi dhe besim në projektin tonë politik, LDK do ta vazhdojë rrugëtimin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 438)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com