DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama u deklarua kundër strehimit të palestinezëve në Shqipëri, Trump trazon ujërat me deklaratën e fundit

11 Shkurt 2025
A A
Rama u deklarua kundër strehimit të palestinezëve në Shqipëri, Trump trazon ujërat me deklaratën e fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Trump tha se palestinezët që do të zhvendosen nga Gaza nuk do të kenë të drejtën të kthehen më aty…

Presidenti amerikan Donald Trump duket i vendosur për ta kthyer Gazën në një “parajsë turistike”, duke dëbuar nga pronat e tyre palestinezët.

Edhe pse ka shumë kundërshti, ai duket i vendosur dhe ka shumë pikëpyetje mbi shtetet që do të strehojnë gazanët, gjithmonë nëse realizohet ky plan.

Dy shtetet kryesore që fliten janë Egjipti me Jordaninë, por që të dyja nuk kanë pranuar deri më tani. Nga mediat izraelite doli dhe Shqipëria, por kryeministri Rama u deklarua kundër. Por presidenti Trump ka bërë sot një deklaratë tjetër të fortë, duke thënë se janë disa vende ku po shihen mundësitë për të strehuar banorët e Gazës.

Duke folur në “Fox News” Trump tha se mund të ketë deri në gjashtë vende të ndryshme për të strehuar palestinezët e larguar nga Gaza.

Këto do të ishin “komunitete të bukura” për rreth 2.3 milionë palestinezë që aktualisht jetojnë në Rrip, tha ai.

“Mund të jenë pesë, gjashtë, mund të jenë dy. Por ne do të ndërtojmë komunitete të sigurta, pak larg vendit ku janë, ku është i gjithë ky rrezik“, tha ai.

Nëse bëjmë disa llogari të thjeshta se kush janë shtetet e përmendura deri më tani, rezulton se janë: Egjipti, Jordania, Indonezia, Shqipëria dhe Arabia Saudite. Pra këto vend janë përfolur deri më tani. Normalisht shtrihet pyetja, a do jetë Shqipëria pjesë e kësaj valleje.

Ndërkohë Trump ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Ai tha se palestinezët që do të zhvendosen nga Gaza nuk do të kenë të drejtën të kthehen më aty.

I pyetur nga Baier nëse palestinezët do të lejohen të kthehen në Gaza, Trump u përgjigj: “Jo, nuk do ta bënin sepse do të kenë strehim shumë më të mirë. Me fjalë të tjera, unë po flas për ndërtimin e një vendi të përhershëm për ta”.

KATEGORITË

  • Botë (1 084)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 753)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com