DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Operacioni kundër naftëtarëve- krejt çka dihet deri tash dhe si nisi ky hetim afro dy vite më parë

1 Korrik 2026
A A
Operacioni kundër naftëtarëve- krejt çka dihet deri tash dhe si nisi ky hetim afro dy vite më parë
Share on Facebook

Hetimi i gjatë dhe informacionet që kanë dalë deri tani tregojnë një skemë të strukturuar, që sipas burimeve po verifikohet nga autoritetet në të dy vendet. Në qendër të saj dyshohet të jetë një mekanizëm kompleks i qarkullimit të naftës dhe manipulimit të dokumentacionit doganor. Autoritetet ende po verifikojnë të gjitha rrethanat dhe rolin e secilit subjekt të përfshirë në këtë rrjet të dyshuar, ndërsa operacioni mbetet në zhvillim dhe pritet të zgjerohet edhe më tej gjatë ditëve në vijim.

Një operacion i gjerë bastisjesh është zhvilluar sot në disa zona të Kosovës, duke pasur në fokus dhjetëra biznese dhe importues të naftës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Insajderi, zanafilla e aksionit lidhet me një raport të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), të hartuar rreth dy vite më parë.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka udhëhequr një hetim të gjatë dhe të thelluar në bashkëpunim me institucione të tjera, i cili ka rezultuar me ndërhyrjen e sotme.

Rrjeti i dyshuar për kontrabandë dhe shpëlarje parash dyshohet se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Shqipërisë.

Mekanizmi i dyshuar i veprimit me “maunat me ujë”

Sipas dyshimeve fillestare nafta fillimisht importohej nga kompani kosovare dhe kalonte transit përmes Shqipërisë. Për shkak të diferencës në taksat e naftës mes dy vendeve, dyshohet se një pjesë e saj shkarkohej në Shqipëri dhe shitej në tregun e zi.

Më pas, maunat mbusheshin me ujë dhe ktheheshin në Kosovë si importe të rregullta.

Duke deklaruar në doganë sasi fiktive dhe duke përfituar nga akciza më e ulët në Kosovë, dyshohet se rrjeti siguronte përfitime nga diferenca e çmimit për çdo litër naftë të shitur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, thonë burimet e Insajderit.

Ky lloj mekanizmi është raportuar edhe më herët si praktikë e mundshme e shmangies tatimore në raste të ndryshme.

Faturat fiktive dhe hetimet paralele

Për të mbuluar gjurmët e veprimtarisë së dyshuar, sipas hetimeve, siç mëson Insajderi, janë përdorur edhe fatura fiktive për shitje në pika karburanti dhe biznese të ndryshme në Kosovë, me qëllim justifikimin e importeve dhe qarkullimit financiar në dokumentacion.

Aktualisht, operacioni po zhvillohet në koordinim me hetime paralele që po kryhen edhe në Shqipëri për të njëjtën çështje.

Autoritetet në Kosovë, sipas këtyre burimeve, janë të fokusuara në verifikimin e shmangies së dyshuar tatimore përmes përdorimit të faturave të pretenduara si të rreme gjatë një periudhe më të gjatë kohore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com