DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rizvanolli për projektin e gazit amerikan: Çështje strategjike, por duhet ta matim me gram se sa na kushton

1 Korrik 2026
A A
Rizvanolli për projektin e gazit amerikan: Çështje strategjike, por duhet ta matim me gram se sa na kushton
Share on Facebook

Kyçja në centralin e Vlorës, vazhdon të jetë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket thirrjes së SHBA-së për t’iu bashkuar projektit strategjik të LNG-së. Këtë qëndrim e ka ripërsëritur të martën në një intervistë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas Rizvanollit, kur diskutohet për këtë temë, s’mund të flitet njëjtë sikur për Serbinë e Bosnje Hercegovinën, sikurse për Kosovën, meqë Kosova s’ka importuar kurrë gaz rus.

“SHBA ka synim heqjen e gazit rus nga ky rajon, mirëpo s’mund të flasim për Kosovën njëjtë sikur të flasim për Serbinë e Bosnje e Hercegovinën, sepse Kosova s’ka importuar kurrë gaz rus. Prej cilit gaz do të pavarësohemi ne”, ka thënë Rizvanolli.

Ndonëse Kosova nuk importon gaz rus, importon energji elektrike nga shtete të cilat janë të varura nga gazi rus. E pyetur lidhur me milionat që importohen, Rizvanolli është arsyetuar se të dhënat e Doganës së Republikës së Kosovës s’janë të sakta, meqë sipas saj, aty përfshihet edhe rryma që kalon tranzit nëpër Kosovë.

“Shifrat e importit s’janë të sakta. Shifrat e Doganës që iu referohen të gjithë janë shifra që përfshijnë energjinë që kalon tranzit nëpër Kosovë. Shifra reale është 30-40 % më e ultë, varësisht se në cilin vit e shikon”, ka thënë Rizvanolli.

Tutje në këtë intervistë, ministrja e Qeverisë Kurti ka thënë se sa i përket projektit të gazit, aktualisht s’ka një koncept specifik dhe sipas saj, vendimi për këtë çështje s’mund të merret as bazuar në euforinë e debateve televizive e as në diskutimet parazgjedhore.

“Duhet të kemi një gjë të qartë, s’ka një projekt në tavolinë, për të cilin jemi duke folur. Do të doja që të gjithë ata që flasin për gazin, të fillojnë me atë e të shpjegojnë se çfarë po mendojnë për gazin”, ka thënë Rizvanolli.

E pyetur nëse ky qëndrim i Qeverisë Kurti nënkupton që Kosova s’do të shtrojë rrjet të gazit brenda vendit, Rizvanolli ka thënë se ky “s’është qëndrimi” dhe se do të merret një vendim që do të jetë transparent.

“Do të bëhet duke i marrë parasysh konsideratat politike dhe konsideratat ekonomike”, ka shtuar ajo.

Sipas Rizvanollit, sa i përket kësaj teme, nuk shtrohet diskutimi nëse Kosova është me Amerikën apo me Rusinë.

Ministrja ka thënë që për projektin në fjalë sigurisht që do të shikohen gjërat me llupë sa i përket asaj se a i konvenon Kosovë, por gjithashtu edhe duke marrë parasysh aspektin strategjik.

“Sigurisht që shihet si vendim strategjik, por edhe pse është vendim strategjik nuk do të thotë të mos matet me gram. Edhe vendimet strategjike duhet të merren në mënyrë të tillë, që të dinë qytetarët se sa do të na kushtojë neve si qytetarë. Unë s’mund të them një qëndrim për sot, duke qenë se s’kemi një koncept për projektin”, ka thënë Rizvanolli.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 465)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com