DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama për ngritjen e çmimit të biletave: Nëse paguhen në mënyrë digjitale është pothuajse i njëjtë

1 Korrik 2026
A A
Rama: Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi për miratimin dhe financimin e ekspozitës në shesh
Share on Facebook

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas shtrenjtimit të biletave të autobusëve të Trafikut Urban, tha se po synojnë digjitalizimin e pagesave të këtyre biletave.

Ai tha se kjo është arsyeja se pse biletat fizike kushtojnë më shtrenjtë, ndërsa ato që blihen përmes aplikacionit “Kuleta Digjitale” kushtojnë më lirë.

“Qytetarët që përdorin kuletën digjitale e kanë biletën pothuajse të njëjtë ose edhe shumë më lirë sesa ata që paguajnë me para në dorë. Ky është një proces i modernizimit të të gjithë flotës”.

Rama tha se në autobusët e rinj që do të vijnë “kanë me pasë mundësinë për kështu touch, sistemi për me prekë me telefon apo me kartelë, edhe këto bileta kanë qëndruar të ulëta, pra nuk janë të ngritura”.

“Janë vetëm ato të cilat, të cilat i paguajnë kesh. E këtë po them po mundohemi që një numër sa më i madh i qytetarëve që të adaptohen përdorimit të autobusëve, sepse po them po e modernizojmë edhe flotën e autobusëve në të gjitha pjesët e kryeqytetit. Pra e kemi tashmë vetëm një numër të madh prej 24 autobusëve që qarkullojnë të rinj, po vijnë edhe 20 të tjerë e kemi me pasë 100 e më shumë autobusë të rinj në kryeqytet, të cilët mundësojnë qytetarët që ta përdorin sistemin në mënyrë më të lehtë edhe më të shpejtë”, tha Rama, siç raporton Ekonomia Online.

Nga dita e sotme, biletat e transportit publik do të shtrenjtohen. Çmimet nuk janë të njëjta nëse blihen fizikisht apo me SMS apo përmes kuletës digjitale.

Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike. Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale” u tha në njoftimin e djeshëm.

Bileta njëdrejtimëshe fizike do të jetë 80 centë, ndërkaq ajo digjitale 60 centë.

Bileta ditore fizike do të bëhet nga 80 centë në 1 euro e 20 centë, teksa ata që e blejnë me SMS apo nëpërmjet kuletës digjitale, do ta paguajnë të njëjtën për 1 euro.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com