Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara pas numërimit të votave.
Në vendimet e publikuara, bëhet e ditur se janë refuzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë, Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu, të cilët kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së, në lidhje me procesin e rinumërimit.
Gjithashtu, është refuzuar edhe ankesa e Listës Serbe, si dhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka. Të gjitha ankesat lidhen me pretendime për parregullsi në procesin e votimit dhe numërimit.
Në arsyetimin e Gjykatës Supreme, ankesat janë vlerësuar si të pabazuara.
Nëse palët nuk i ankimojnë këto vendime në Gjykatën Supreme brenda afatit prej 48 orësh, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i hapet rruga për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
