Sot i është dhënë lamtumira e fundit imamit, Gazmen Tairovci, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Hoxha u ther për vdekje nga i dyshuari Beshir Hamza i njohur me nofkën “Kalorësi i Dragashit”, cili u arrestua pak orë pas ngjarjes.
Por, ky s’shkoi në qeli vetëm, pasi pak orë më vonë iu bashkua edhe babai që dyshohet se ngarkohet me veprën penale, “Mosdhënie e ndihmës”.
