DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Infrakos vendos laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos iu afroni binarëve më pak se 3 metra

2 Korrik 2026
A A
Infrakos vendos laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos iu afroni binarëve më pak se 3 metra
Share on Facebook

Infrakos ka njoftuar qytetarët, se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë janë të instaluara laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë përmes një sistemi automatik të sensorëve dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor.

Infrakos Sh.A u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë brezin e sigurisë pranë trupit të hekurudhës dhe të mos afrohen më pak se 3 metra nga trupi i binarit, përveç rasteve kur janë të autorizuar dhe punimet zhvillohen në koordinim me autoritetet përgjegjëse.

‘’ Respektimi i kësaj distance është i domosdoshëm për funksionimin e sigurt dhe të pandërprerë të sistemit automatik të vendkalimeve hekurudhore, si dhe për garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK DHE TË GJITHË PËRDORUESIT E RRUGËVE QE E KRYQËZOJNË HEKURUDHËN

Infrakos Sh.A njofton qytetarët, operatorët ekonomikë dhe të gjitha palët e interesit se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë janë të instaluara laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë përmes një sistemi automatik të sensorëve dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor.

Me këtë rast, Infrakos Sh.A u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve, operatorëve të makinerive punuese dhe çdo pale tjetër që gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre të respektojnë brezin e sigurisë pranë trupit të hekurudhës dhe të mos afrohen më pak se 3 (tre) metra nga trupi i binarit, përveç rasteve kur janë të autorizuar dhe punimet zhvillohen në koordinim me autoritetet përgjegjëse.

Respektimi i kësaj distance është i domosdoshëm për funksionimin e sigurt dhe të pandërprerë të sistemit automatik të vendkalimeve hekurudhore, si dhe për garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor.

Infrakos Sh.A njofton se çdo mosrespektim i brezit të sigurisë pranë infrastrukturës hekurudhore do të monitorohet përmes sistemit të kamerave dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, do të ndërmerren veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë edhe raportimin e rasteve te organet kompetente.

Siguria në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët.

Me bashkëpunimin dhe kujdesin e secilit, kontribuojmë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në zhvillimin e sigurt e të pandërprerë të trafikut hekurudhor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 500)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com