DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bileta si favore dhe “ryshfet” – Hodaj denoncon publikisht federatën e Agim Ademit

2 Korrik 2026
A A
Bileta si favore dhe “ryshfet” – Hodaj denoncon publikisht federatën e Agim Ademit
Share on Facebook

Ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, njëherësh avokati Taulant Hodaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj institucionit që udhëhiqet nga Agim Ademi.

Përmes një reagimi publik, Hodaj ka denoncuar mënyrën e shpërndarjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares, duke e cilësuar këtë proces si një formë “ryshfeti” për të blerë favore.

Hodaj, i cili e njeh nga afër funksionimin e brendshëm të federatës, ka bërë një krahasim mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke kujtuar se si në shtetin gjerman dyshimet e ngjashme çuan në aksione masive policore, ndërsa në Kosovë këto dukuri rrezikojnë të normalizohen.

“Në Gjermani, për dyshime rreth disa biletave falas, mbi 150 efektivë policie bastisën Federatën Gjermane të Futbollit. Po në Kosovë, çfarë ndodh kur prej vitesh mbi gjysma e biletave të ndeshjeve të Kombëtares (disa mijëra bileta për ndeshje) shpërndahen falas si privilegje e favore në formë ‘ryshfeti’ pa kritere të qarta, pa transparencë dhe pa llogaridhënie?” ka shkruar ai.

Sipas ish-zyrtarit të lartë të FFK-së, ky menaxhim tregon hendekun e madh mes dy sistemeve të drejtësisë dhe menaxhimit sportiv: sistemi gjerman ku dyshimet adresohen menjëherë nga organet e ligjit dhe sistemi në Kosovë: ku abuzimet rrezikojnë të kthehen në normë, ndërsa futbolli ka nevojë për transparencë e jo për privilegje.

Hodaj ka ftuar udhëheqësit e FFK-së që t’i drejtohen gjykatës nëse pretendojnë se deklaratat e tij nuk qëndrojnë.

Ai ka theksuar se një proces gjyqësor do të ishte rruga më e mirë për të administruar provat dhe për të zbardhur të vërtetën.

“Nëse dikush konsideron se këto deklarime nuk janë të vërteta, do të mirëprisja që t’i drejtohej gjykatës med padi. Një proces i tillë do të mundësonte administrimin e provave dhe ekspertizave të nevojshme, për të vërtetuar ose rrëzuar pretendimet e ngritura publikisht. Transparenca dhe verifikimi i fakteve janë gjithmonë në interes të publikut”, shkroi Hodaj.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 528)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (346)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com