DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“E do më shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i Vitës mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit

2 Korrik 2026
A A
“E do më shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i Vitës mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit
Share on Facebook

Drejtori gjeneral i qumështores “Vita”, Artan Spahija pas vendimit të kompanisë për mbylljen e saj, pas vërsuljes me inspektime nga ministria e Bujqësisë, ka dhënë një mesazh të fuqishëm ndaj pushtetit të Albin Kurtit.

Ai ka deklaruar se pushteti “po e do më shumë Serbinë, se neve”, për çka shtoi se kjo nuk do t’i ndalë asnjëherë.

“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i “Vitës”. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu, këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë”, tha ai.

Punëtorëve të qumështores “Vita”, Spahija iu premtoi se kompania nuk do t’i lë pas dore, duke iu dhënë fjalën se paga e tyre do të dalë.

“Ne kemi prodhime tjera, ne kemi me vazhdu, nuk munden me na ndalë. Nuk ka mujt as Serbia me na ndal. Ju mos keni merak, rrogat ja’u qesim, dhe ne nuk dorëzohemi”, tha drejtori i ‘Vita-s’ në Istog.
Gjatë ditës së sotme, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, dërgoi 25 inspektorë pa paralajmërim për inspektim te qumështorja.

Edhe zyrtari i Agjencionit të Ushqimit, Eroll Shehu ka pranuar se ministri i Bujqësisë, Armend Muja ka dhenë urdhër për inspektim pa paralajmërim në qumështoren “Vita”.

AUVK-ja ia mësyu qumështores për ta mbyllur me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku për shkak të mungesë së tregut. Ndërkaq, zyrtari duke mos dhenë detaje të tjera, ka pranuar se urdhri është i ministrit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com