DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbyllja e qumështores “Vita”, reagon Ilir Ferati: Goditje e rëndë për Istogun, të hapet menjëherë

2 Korrik 2026
A A
Mbyllja e qumështores “Vita”, reagon Ilir Ferati: Goditje e rëndë për Istogun, të hapet menjëherë
Share on Facebook

Komuna e Istogut ka reaguar pas vendimit për mbylljen e Qumështores ‘Vita” në Istog.

Kjo komunë tha se ky vendim ka shkaktuar shqetësim të madh në Istog, duke prekur direkt fermerët vendorë.

Duke iu referuar kryetarit të Komunës Ilir Ferti, ai ka shprehur shqetësim të thellë për pasojat e këtij veprimi.

Postimi i plotë:

Një goditje e rëndë për ekonominë e komunës sonë

Sot, qumështorja Vita është mbyllur pas një aksioni të zhvilluar nga disa inspektorate.

Ky veprim ka shkaktuar shqetësim të madh në Komunën e Istogut, duke prekur drejtpërdrejt fermerët vendorë, qindra punëtorë dhe gjithë zinxhirin e prodhimit të qumështit.

Vita është një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së qumështit në Kosovë dhe partneri kryesor i shumë fermerëve të komunës sonë. Çdo ndërprerje e funksionimit të saj sjell pasoja të menjëhershme ekonomike për familjet që jetojnë nga prodhimi dhe grumbullimi i qumështit.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, shpreh shqetësimin e tij të thellë për mënyrën dhe pasojat e këtij veprimi, i cili ka krijuar pasiguri të madhe për fermerët dhe punëtorët e komunës sonë.

Po ashtu, Kryetari Ferati kërkon hapjen e menjëhershme të kësaj qumështoreje, në mënyrë që të mos dëmtohen fermerët, punëtorët dhe ekonomia lokale, ndërsa çdo çështje tjetër të trajtohet në rrugë institucionale dhe me transparencë të plotë.

Komuna e Istogut do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të fermerëve, punëtorëve dhe prodhimit vendor, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

Zyra për Informim dhe Komunikim

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 532)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (346)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com