DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Të plagosurit nga përleshja në Podujevë vazhdojnë trajtimin në QKUK, njëri në gjendje stabile pas operacionit

3 Korrik 2026
A A
Të shtënat me armë në Podujevë – pamjet e kamerave zbardhin përleshjen mes familjarëve ku mbetën të plagosur katër persona
Share on Facebook

Katër personat e plagosur gjatë përleshjes së armatosur të enjten në Podujevë po vazhdojnë trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa gjendja e tyre është konfirmuar nga zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Sipas Qyqallës, pacientët janë të shpërndarë në klinika të ndryshme për trajtim të mëtejmë, në varësi të lëndimeve që kanë pësuar.

Kalimtari i rastit, A. Islami, i plagosur gjatë incidentit, është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjatë operacionit është larguar predha dhe janë trajtuar të gjitha dëmtimet e evidentuara. Ai aktualisht ndodhet në gjendje stabile dhe nën monitorim pas operacionit.

Ndërkohë, tre personat e tjerë të përfshirë në përleshje po trajtohen në klinika të ndryshme të QKUK-së. Njëri prej tyre, 36-vjeçari nga familja Zejnullahu, është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare.

32-vjeçari, i cili ka pësuar plagë në kokë dhe i është nënshtruar operacionit një ditë më parë, po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror.

Edhe Agim Xhemajli është duke marrë trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku po vazhdon kujdesi mjekësor.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të përleshjes së armatosur në Podujevë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com