DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbyllja e qumështores “Vita” pas inspektimeve të AUV-it, VV publikon një deklaratë të Kurtit për sigurinë ushqimore

3 Korrik 2026
A A
Vetëvendosja nuk do t’ia dijë: nuk ndalet së referuari deputetëve si “ministra”
Share on Facebook

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka ndarë një deklaratë të kreut të saj pas rastit të qumështores “Vita”, e cila u mbyll përkohësisht nga kompania pasi inspektorë të Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kryen kontrolle gjatë ditës së djeshme.

“Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve. Që të bëjmë sa më pak, mundësisht aspak analiza pacientësh në spitale është e nevojshme të kemi sa më shumë, gjithnjë e më shumë analiza ushqimesh që na servohen”, thotë Kurti ndër të tjera në deklaratën e ndarë nga Vetëvendosje.

Qumështorja “Vita” e ka akuzuar pushtetin se inspektimet u kryen nga inspektorët e AUV me vendim të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja.

Drejtori i përgjithshëm i fabrikës “Vita”, Artan Spahia, tha dje para mediave se vendimi që i është dhënë nga një këshilltareje të Mujës – që sipas tij as nuk u prezantua – është marrë vetëm për kompaninë e tij dhe vendimi është nënshkruar sot.

Ai e akuzoi ekzekutivin se po i trajton sikur të ishin “kriminelë”.

Ndërkaq, AUV pas inspektimeve në fabrikën e qumështit në Istog tha se në këtë fazë nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e fabrikës.

“Inspektimi ka konsistuar vetëm në verifikim dhe marrje mostrash, ndërsa vlerësimi i plotë dhe konstatimet përfundimtare do të bëhen pas pranimit të rezultateve laboratorike, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, tha AUV.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com