DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

3 Korrik 2026
A A
Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave
Share on Facebook

Drejtori i përgjithshëm i qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka mbajtur konferencë për media një ditë pasi në fabrikë u zhvillua një aksion inspektues, duke sqaruar rrethanat që çuan në pezullimin e përkohshëm të prodhimit. Ai tha se vendimi për ndërprerjen e aktivitetit nuk është marrë nga institucionet shtetërore, por nga vetë bordi i kompanisë, në pritje të rezultateve të analizave laboratorike.

Spahija bëri të ditur se kontrolli është zhvilluar pas një vendimi të ministrit në detyrë për inspektim urgjent të qumështores.

“Arsyeja e kësaj deklarate ka qenë rasti i djeshëm që ka ndodhur te qumështorja ‘Vita’. Sot kemi një deklaratë për media. Arsyeja e vizitës së një grupi prej 15 apo 20 personave: fillimisht kanë ardhur si inspektorë, pastaj ka dalë që janë nga Ministria me një vendim. Me datën 2 korrik, ministri në detyrë ka marrë vendim për një kontroll urgjence për qumështoren ‘Vita’”, tha Spahija.

Ai shtoi se përfaqësuesit e kompanisë kanë kërkuar sqarime nga grupi inspektues për identitetin dhe kompetencat e tyre, ndërsa tha se në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Ne i kemi pritur në zyra dhe kemi kërkuar nga ata që të prezantohen se për çfarë dhe kush kanë ardhur, sepse ka qenë një numër shumë i madh. Neve na ka ardhur vetëm kjo shkresë nga zyrtarja e ministrisë dhe jo nga dikush tjetër. Për fat të keq, më duhet të them se ai grup punues nuk është marrë fare me ne; ka pasur njerëz të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe të AVUK-ut. Pastaj, të gjithë këta kanë filluar vizitën në fabrikë”, deklaroi ai.

Sipas Spahisë, ndryshe nga raportimet se institucionet kishin urdhëruar mbylljen e fabrikës, vendimi për pezullimin e përkohshëm është marrë nga bordi i qumështores, pasi janë marrë mostra të qumështit për analiza.

“Dua t’ju njoftoj që vendimin për pezullimin nuk e ka marrë as Ministria, e po ashtu nuk e ka marrë as AVUK-u. Këtë vendim e kemi marrë ne si bord. Arsyeja e këtij vendimi ka qenë se janë marrë mostrat e qumështit ‘Vita’ 3.2% me pretendimin për analizë. Ne kemi thënë prapë dhe po ju bëjmë apel, që sa më shpejt që është e mundur të kryhen analizat e të publikohen, dhe ne jemi të gatshëm që që sot apo nesër të fillojmë grumbullimin”, u shpreh Spahija.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 559)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com