DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati i Thaçit kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Për gjashtë vjet s’na kontaktoi një herë të vetme

3 Korrik 2026
A A
Avokati i Thaçit kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Për gjashtë vjet s’na kontaktoi një herë të vetme
Share on Facebook

Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetic, ka reaguar pas deklaratave të Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale, Pietro Spera, i cili përmes një videoje të publikuar sot ka folur për punën e tij në mbikëqyrjen e hapësirave të paraburgimit.

Spera ka deklaruar se gjatë ushtrimit të mandatit të tij ka ofruar takime private dhe konfidenciale për të paraburgosurit, duke theksuar se disa prej tyre kanë pranuar të takohen me të, ndërsa disa të tjerë jo.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar Misetic, i cili përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se, pavarësisht mandatit të pavarur të Avokatit të Popullit të Speciales për të monitoruar dhe mbrojtur të drejtat fundamentale të të akuzuarve, ai nuk ka kontaktuar asnjëherë avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit gjatë gjashtë viteve.

Misetic ka përmendur gjithashtu Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, duke theksuar se ky i fundit ka treguar qasje më aktive në komunikim dhe monitorim.

“Ndërsa Avokati i Popullit i DHSK-së thotë se mandati i tij është të ‘monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur’ të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk i ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit as edhe një herë në 6 vjet. Në të kundërt, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka kontaktuar në mënyrë aktive si pjesë e përpjekjeve të tij të monitorimit”, ka shkruar Misetic në reagimin e tij.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 600)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 582)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com