Komisioni Qendror i Kosovës, ende nuk ka përfunduar 100 për qind numërimin e rezultateve preliminare online. Edhe 21 qendra të votimit në disa komuna të Kosovës ende nuk ka përfunduar ky proces.
Ndonëse KQZ-ja nuk është përgjigjur për KosovaPress lidhur me vonimin e procesimit të numërimit edhe në këto qendra.
Megjithatë sipas KQZ-së deri në orën 19:10, (mbrëmë kur ishte rezultati i fundit) ishin numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2 mijë e 512 qendra votimi nga gjithsej 2 mijë e 533.
Sipas KQZ-së në sistemin online, Komuna e Gjilanit ka edhe tetë qendra të vendvotimit pa numëruar, Komuna e Leposaviqit nuk ka përfunduar edhe tri Qendra të vendvotimeve. Podujevë ka edhe ka edhe një qendër të votimit pa numëruar, Komuna e Mitrovicës ka po ashtu edhe një Qendër të Votimit pa numëruar. Po ashtu Peja edhe një qendre të votimit pa numëruar, transmeton Klankosova.tv
Edhe Komuna e Deçanit nuk ka përfunduar ende, ka edhe një Qendër të votimit pa numëruar.
Prizreni edhe dy Qendra të votimit nuk ka numëruar, e Shtërpcës edhe një Qendër të votimit e ka të pa numëruar. Po ashtu edhe në Pejë ka mbetur edhe një Qendër e votimit pa numëruar, si dhe në komunën e Klinës kanë mbetur pa edhe dy Qendra të votimit pa numëruar.
KQZ ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2 mijë e 512 qendra votimi nga gjithsej 2 mijë e 533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me partitë Guxo dhe Alternativa me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.
Partia Demokratike e Kosovës, renditet e dyta me 22.16 për qind ose 184 mijë e 040, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17.60 për qind ose 146 mijë e 147 vota.
AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.46 për qind ose 61 mijë e 968 vota.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.
Në zgjedhjet e parlamentare të vitit 2021, Vetëvendosje ka pasur 438 mijë e 335 vota, PDK-ja 148 mijë e 285 vota, LDK-ja 110 mijë e 985 vota dhe AAK 62 mijë e 111 vota.
Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, për herë të parë si të rregullta, pas shpalljes së pavarësisë.