Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Obiliq.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se viktimat dhe i lënduari janë të tre të nacionalitetit serb.
“Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës kanë humbur jetën, kurse këmbësori ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.
