DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dogana zbulon mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

4 Korrik 2026
A A
Dogana zbulon mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë
Share on Facebook

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të rregullta në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë ka zbuluar mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara.

Sipas njoftimit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një autobus të linjës së rregullt ndërkombëtare, ku gjatë kontrollit të bagazheve të pasagjerëve është identifikuar një valixhe me sasi të konsiderueshme barnash dhe produktesh farmaceutike.

Dogana ka bërë të ditur se produktet nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës.

Nga kontrolli janë evidentuar gjithsej 7,168 produkte farmaceutike, prej të cilave 7,100 ishin në formë kapsulash, ndërsa 68 të tjera në forma të ndryshme farmaceutike, përfshirë shurupe, sprej dhe xhel.

Meqenëse asnjëri nga pasagjerët nuk e ka pranuar pronësinë mbi bagazhin, Dogana ka iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj kompanisë transportuese, si subjekt përgjegjës për transportin e mallrave dhe bagazheve në rastet kur nuk identifikohet pronari i tyre.

Mallrat e padeklaruara janë ndaluar dhe janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale sipas kompetencave të Doganës së Kosovës.

Dogana ka rikujtuar se Kodi Doganor dhe i Akcizave përcakton detyrimin ligjor për deklarimin e çdo malli që i nënshtrohet kontrollit doganor, ndërsa mosdeklarimi ose tentimi për shmangie të procedurave doganore përbën shkelje dhe i nënshtrohet masave administrative dhe kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesave fiskale të Republikës së Kosovës, si dhe parandalimin e hyrjes në vend të barnave dhe produkteve farmaceutike të padeklaruara ose me origjinë të padokumentuar, të cilat mund të paraqesin rrezik për shëndetin publik dhe sigurinë e qytetarëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 600)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 607)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (348)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com