DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dobësohet euro, thyen rekorde/ Arrin nivelin më të ulët, këmbehet me kaq lekë

4 Korrik 2026
A A
Dobësohet euro, thyen rekorde/ Arrin nivelin më të ulët, këmbehet me kaq lekë
Share on Facebook

Euro vijon të humbasë vlerë ndaj lekut. Në tregun vendas, monedha europiane këmbehet me rreth 93.88 lekë, nga afro 98 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tregon një rënie prej mbi 4 për qind, duke konfirmuar forcimin e vazhdueshëm të monedhës shqiptare. Ky rezulton se është një ndër nivelet me minimale që monedha europiane ka regjistruar përballë lekut shqiptar.

Nëse bëjmë një krahasim rezulton se një qytetar që këmben 100 euro aktualisht merr 420 lekë më pak nëse do ta krahasonim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur euro këmbehej me 98 lekë.

Agjentët e tregut por edhe Banka e Shqipërisë e lidhin këtë zhvillim me rritjen e ofertës së euros në treg, të nxitur nga sezoni turistik, remitancat e emigrantëve dhe investimet e huaja. Ndërkohë, kërkesa për valutë mbetet e moderuar, duke ushtruar presion mbi kursin e këmbimit.

Zhvlerësimi i euros sjell përfitime për konsumatorët dhe bizneset importuese. Pasi produktet e importuara, lëndët e para dhe shërbimet e paguara në euro kushtojnë më pak në lekë, duke ndikuar pozitivisht në uljen e kostove dhe duke frenuar presionet inflacioniste.

Po ashtu një ndikim pozitiv forcimi i monedhës kombëtare ka edhe dhe për ata individë apo biznese që kanë kredi në euro pasi paguajnë më pak për këstet.

Por situata është më sfiduese për eksportuesit, sektorin e turizmit dhe familjet që sigurojnë të ardhura nga remitancat pasi fitojnë më pak nga konvertimi I euros.

Ekspertët vlerësojnë se ecuria e kursit të këmbimit do të varet nga flukset valutore gjatë muajve në vijim, si edhe nga zhvillimet në ekonominë vendase dhe atë europiane.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 600)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 607)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (348)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com