DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Jashari: Kurti është anti- UÇK, po bënë fushatë me rritjen e pensioneve për familjet e kategorive të dala nga lufta

10 Janar 2025
A A
Jashari: Kurti është anti- UÇK, po bënë fushatë me rritjen e pensioneve për familjet e kategorive të dala nga lufta
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të dala nga lufta.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rritja prej 20 përqind e pensioneve mbi shumën aktuale do të bëhet për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile.

“Ashtu siç e patëm bërë njoftimin në tetor të vitit të kaluar, gjatë janarit, sot edhe edhe zyrtarisht do të aprovohet rritja prej 20 përqind e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile”, tha Kurti.

Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka kritikuar ashpër rritjen prej 20% të pensioneve për familjet e dëshmorëve, duke e quajtur të pamjaftueshme dhe ofenduese.

Sipas Jasharit, kjo rritje nuk reflekton inflacionin dhe është një mashtrim.

“Aspak e mjaftueshme, 20% me rritë pensionin a e din ky kryeministër me kalkuluar sa është inflacioni, kjo nuk është ngritje dhe është fyerje për familjet e dëshmorëve. Mashtrimi i radhës është që dy dëshmorë mund ta gëzojnë këtë ngritje vetëm ata prind që janë gjallë dhe dëshmorë që nuk kanë qenë të martuar është e ulët dhe nuk e bënë jetën e dinjitetshëm për këtë kategori”, shprehet ai.

Ai ka theksuar se kjo është një vazhdimësi e politikave të kryeministrit, të cilat, sipas tij, kanë goditur vazhdimisht luftën e UÇK-së dhe të drejtat e këtyre kategorive.

Jashari ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti gjatë katër viteve mandat ka qenë anti-UÇK.

“Së pari i ka goditur duke i hequr nga paga minimale pas kësaj goditje të rëndë është e pamjaftueshme kjo ngritje për këto kategori. Kjo është fushatë e kryeministrit që donë të bëjë me këtë kategori se ky vazhdimisht ka qenë kryeministri më anti-UÇK vazhdimisht ka goditur luftën e UCK e këto kategori në të gjitha mënyrat”, deklaroi Jashari.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 161)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com