K.R.U. “Gjakova” ka njoftuar se ka denoncuar fermerin Tafë Çeku, pasi publikoi një video duke derdhur qumësht në lumin Bistricë, ujërat e të cilit përfundojnë në kanalin furnizues të Liqenit të Radoniqit.
Sipas ujësjellësit, veprimi ka detyruar ndërprerjen e përkohshme të mbushjes së liqenit me ujë, deri në përfundimin e vlerësimeve teknike, për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm.
K.R.U. “Gjakova” ka paralajmëruar gjithashtu se ndaj fermerit do të iniciohet edhe procedurë gjyqësore.
Fermeri e ndërmori këtë veprim në shenjë proteste, duke pretenduar se mbeti pa mundësi ta dorëzonte qumështin pas mbylljes së qumështores Vita, e cila grumbullonte prodhimin e tij.
