DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

E rëndë në Prizren: 54-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesë, dyshohet se i dha fund jetës

6 Korrik 2026
A A
Policia për vrasjen e dyfishtë në Malishevë: Viktimat u dërguan në QMF në Kijevë, mjekët konstatuan vdekjen
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës qytetin e Prizrenit, ku një grua 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj. Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është A.P, 54 vjeçare.

Sipas informacioneve të para, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugën “Turgut Ozal”, në kompleksin “Fat Group 3”, ndodhej një person pa shenja jete.

Njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e 54-vjeçares.

Sipas dyshimeve fillestare, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banjën e banesës. Ajo është gjetur nga bashkëshorti i saj, i cili kishte tentuar ta ndihmonte duke e zbritur dhe vendosur në dhomën e ndenjës, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe njësitë rajonale të hetimeve, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 452)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com