DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Maqedonci: Më 2029-ën, Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

6 Korrik 2026
A A
Kurti: Rënia heroike e Shaban, Adem dhe Hamëz Jasharit është Epopeja e UÇK-së
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se deri në vitin 2029 Ushtria e Kosovës pritet të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit.

Ai tha se vendi ndodhet në një fazë tranzicioni dhjetëvjeçar, i cili sipas planifikimeve përfundon në vitin 2028.

Maqedonci bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë tejkaluar disa objektiva të parashikuara, si në aspektin e sasisë së pajisjeve ushtarake, ashtu edhe në llojet e armatimit.

“Është aprovuar më 14 dhjetor 2018 nga Kuvendi. Gjatë kësaj faze kemi pasur një plan tranzicioni dhe tash jemi në përfundim të tij, i cili parashihet të mbyllet në vitin 2028. Investimet që kemi pasur kanë bërë që të tejkalojmë shumë nga objektivat, si në aspektin e pajisjeve, jo vetëm në sasi por edhe në llojet e armatimit, pasi kemi qenë të kufizuar në atë plan,” ka thënë Maqedonci.

Ai shtoi se vendi është në fazën përmbyllëse të ndërtimit të kapaciteteve operacionale dhe se objektivi është që në vitin 2029 të arrihet gatishmëria e plotë.

“Jemi në fund të procesit për arritjen e kapaciteteve operacionale. Ne planifikojmë që në vitin 2029 të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e territorit, për mbështetjen e autoriteteve civile dhe për pjesëmarrje në misione ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 602)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 686)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com