DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Këta janë dy vëllezërit që dyshohen se therën me thikë tre persona në Komoran – Policia në kërkim të tyre

7 Korrik 2026
A A
Policia deklarohet për rastin ku 31 vjeçari Brahimaj vdiq pas therjes me thikë në Gjakovë
Share on Facebook

Një përleshje e përgjakshme që ndodhi pasditen e së hënës në Komoran ka përfunduar me tre persona të therur me thikë, ndërsa dy vëllezër të dyshuar janë në arrati dhe po kërkohen intensivisht nga Policia e Kosovës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Loris Muqakun dhe Mehxhet Muqakun, vëllezër nga fshati Nekoc, të cilët dyshohen se pas një konflikti në lokalin “Kafja e Vogël” në Komoran kanë sulmuar me thikë tre persona.

Viktimat e këtij incidenti janë Leart Krasniqi, 19 vjeç, Labinot Shala, 24 vjeç, dhe Migjen Nuha, 34 vjeç.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur Policia ka pranuar informacion për një rrahje në progres. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhej fjalë për një sulm me thikë.

Tre të lënduarit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran, ndërsa më pas janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Dy prej viktimave kanë pësuar lëndime në kraharor dhe brinjë, ndërsa viktima e tretë është therur në këmbë.

Pas sulmit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë arrestuar.

Njësia e Hetimeve në Drenas, në koordinim me Prokurorin e Krimeve të Rënda, ka iniciuar rastin për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa kërkimet për kapjen e dy vëllezërve janë duke vazhduar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 448)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com