DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kapen gati 30 mijë euro dhe mall i padeklaruar në Han të Elezit, sekuestrohet edhe automjeti

7 Korrik 2026
A A
Kapen gati 30 mijë euro dhe mall i padeklaruar në Han të Elezit, sekuestrohet edhe automjeti
Share on Facebook

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar mall komercial dhe mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve rutinore në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte përzgjedhur bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde të kontrollit.

Gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mall apo mjete monetare për deklarim.

Megjithatë, kontrolli fizik i automjetit zbuloi një sasi malli me natyrë komerciale, e cila nuk ishte deklaruar pranë autoriteteve doganore. Po ashtu, gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit u gjetën 29,900 euro në para të gatshme, të cilat gjithashtu nuk ishin deklaruar.

Dogana rikujton se, në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-247 – Kodi Doganor dhe i Akcizave i Republikës së Kosovës, çdo person ka detyrim ligjor të deklarojë mallrat që i nënshtrohen procedurave doganore, ndërsa mosdeklarimi përbën kundërvajtje doganore dhe i nënshtrohet masave administrative dhe ndëshkuese të parashikuara me ligj.

Po ashtu, sipas legjislacionit në fuqi për kontrollin e transportit ndërkufitar të parave të gatshme, çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës me 10 mijë euro ose më shumë, apo kundërvlerën e tyre në valuta të tjera ose instrumente të negociueshme, është i obliguar t’i deklarojë ato tek autoritetet doganore. Mosdeklarimi i mjeteve monetare përbën shkelje ligjore dhe sjell masa administrative, përfshirë konfiskimin e përkohshëm të mjeteve monetare dhe zhvillimin e procedurave përkatëse.

Në këtë rast, malli i padeklaruar, 29,900 eurot dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

“Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ndaj palës do të ndërmerren masat e parapara, përfshirë konfiskimin e përqindjes së mjeteve monetare sipas vendimit të autoritetit kompetent dhe procedurat për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e kufijve doganorë të Republikës së Kosovës, luftimin e tregtisë së paligjshme, kontrabandës dhe parandalimin e pastrimit të parave, me synim garantimin e sigurisë ekonomike dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 448)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com