Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë sot intervenime në disa lokacione të komunës së Vushtrrisë, si pjesë e punimeve të rregullta në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në fshatrat Dobërllukë, Shtitaricë dhe Dalak, ndërsa intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Lumni Surdulli”, “Skënderbeu” dhe “Ana Lin”.
Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt për shkak të ndryshimeve të presionit në rrjet.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, në rast të turbullirës së ujit, ta lënë atë të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet.
Qytetarët falënderohen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve.
