DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

7 Korrik 2026
A A
Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin
Share on Facebook

Deputeti i rizgjedhur i PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas deklarimeve të këtij të fundit lidhur me parashikimet për rritjen ekonomike të Kosovës, duke thënë se Qeveria po e paraqet si sukses atë që ai e cilëson stagnim ekonomik.

Mustafa tha se raporti të cilit iu referua Murati nuk përbën arsye për t’u mburrur, pasi sipas tij, parashikimet tregojnë mungesë ambicieje për zhvillim.

“Hekuran Murati po mburret me stagnimin ekonomik. Sot ai iu referua një raporti që parashikon se rritja ekonomike e Kosovës do të rritet nga 3.5% këtë vit në vetëm 3.95% deri në vitin 2031. Kjo nuk është arsye për t’u mburrur. Kjo tregon se kjo qeveri nuk ka ambicie për zhvillim”, ka shkruar Mustafa.

Sipas deputetit të PDK-së, ritmi i parashikuar i rritjes ekonomike është më i ulët se ai që Kosova kishte para ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe nuk është i mjaftueshëm për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve.

“Kjo normë është më e ulët se rritja ekonomike që Kosova kishte para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet dhe është larg asaj që i duhet vendit për ta ndryshuar realisht jetën e qytetarëve”, u shpreh ai.

Mustafa shtoi se, sipas tij, ekzekutivi ka zgjedhur politika që nuk nxisin zhvillimin ekonomik, investimet dhe punësimin.

“Në vend të politikave që tërheqin investime, rrisin prodhimin dhe krijojnë vende pune që paguhen mirë, kjo qeveri është përcaktuar ta administrojë varfërinë përmes ndihmave që jepen kohë pas kohe. Me këtë qeveri, nuk pritet zhvillim”, shtoi Mustafa.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 606)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 743)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (350)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com