DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Goditje e rëndë për Serbinë në Bruksel, u përmend edhe “sulmi” i pretenduar nga Kosova e Shqipëria

8 Korrik 2026
A A
Frikë për Aleksandër Vuçiq, goma e veturës të blinduar shpërthen në lëvizje
Share on Facebook

Rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ngadalësuar ndjeshëm, ndërsa në disa fusha vendi ka shënuar edhe prapakthim.

Ky është vlerësimi i raportit për afrimin e Beogradit me BE-në, i përgatitur nga eurodeputeti kroat Tonino Picula, të cilin Parlamenti Evropian e miratoi të mërkurën.

Raporti vlerëson se pothuajse nuk ka asnjë kapitull negociues ku Serbia të ketë shënuar përparim drejt anëtarësimit në BE. Ai paralajmëron për mosharmonizimin e politikës së jashtme të Beogradit me atë të Bashkimit Evropian, marrëdhëniet e dobëta me fqinjët dhe prapakthimin në fushën e sundimit të ligjit, shkruan sot Jutarnji List, transmeton Paparaci.

Raporti i Piculës u miratua me 468 vota pro, 116 kundër dhe 79 eurodeputetë abstenuan.

Për shkak të mosrealizimit të obligimeve ose mungesës serioze të rezultateve, raporti i bën thirrje Komisionit Evropian të ndalojë pagesat e ardhshme nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor.

Në raport thuhet se mbështetja financiare që kanalizohet përmes qeverisë së Serbisë duhet të pezullohet menjëherë, për shkak të mungesës së përparimit të qartë dhe të besueshëm në fushat e sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe kushteve zgjedhore.

Raporti thekson se Serbia ka nivelin më të ulët të harmonizimit me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian nga të gjitha vendet kandidate.

Picula tha se ky harmonizim është vetëm 63 për qind.

Raporti vëren se Beogradi, përveç forcimit të lidhjeve politike dhe bashkëpunimit ushtarak me Rusinë dhe Kinën, përfshirë blerjen e fundit të raketave balistike ajër-tokë CM-400AKG nga Kina, vazhdon të krijojë tensione me vendet fqinje.

Ndërkohë, në mediat pranë pushtetit mbizotëron retorika armiqësore ndaj Bashkimit Evropian.

Raporti shpreh shqetësim për trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë sllovakët, rumunët, bullgarët dhe kroatët, të cilët, sipas dokumentit, janë të ekspozuar ndaj sulmeve dhe frikësimit, ndërsa në mediat pranë qeverisë përdoren shpesh emërtime fyese ndaj tyre.

Dokumenti dënon rastet e përsëritura të gjuhës së urrejtjes, retorikës armiqësore dhe nxitëse kundër vendeve fqinje, veçanërisht Bullgarisë, Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë deklaratat e zyrtarëve publikë dhe mediave pranë pushtetit.

Po ashtu, raporti dënon retorikën agresive të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, pa paraqitur prova, ka pretenduar se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiteshin për një sulm ndaj Serbisë dhe se këtë pretendim e ka përdorur si arsyetim për blerjen e raketave supersonike kineze.

Raporti gjithashtu hedh poshtë pretendimet e pabazuara të autoriteteve serbe se Kroacia ka ndërhyrë në zgjedhjet lokale të marsit 2026.

Dokumenti rithekson gjithashtu domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 614)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 797)
  • Opinione (48)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (353)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com