Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësime lidhur me përdorimin e substancave narkotike në Kosovë, duke deklaruar se ky fenomen ka prekur edhe nivelet më të larta të institucioneve të vendit.
Ramadani u pyet nëse ka dyshime se persona në Kuvend apo në Qeveri përdorin substanca narkotike.
Ai u shpreh se kjo çështje, sipas tij, tashmë i ka prekur edhe nivelet e larta institucionale.
“Mendoj që kjo temë i ka prekë edhe nivelet e larta të institucioneve të Kosovës. I ka prekë përdorimi dhe jam i shqetësuar për vendimet që i marrin për njerëzit e Kosovës”, tha Ramadani.
