DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Palatova u bën thirrje partive për kompromis: Është koha për të qeverisur

8 Korrik 2026
A A
Palatova u bën thirrje partive për kompromis: Është koha për të qeverisur
Share on Facebook

Ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatová, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë më shumë kulturë politike dhe gatishmëri për kompromis, duke theksuar se vendi ndodhet përballë një mundësie që nuk duhet humbur.

Në një opinion të publikuar për zhvillimet politike në Kosovë, Palatová ka thënë se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioriteti kryesor duhet të jetë funksionalizimi i institucioneve dhe krijimi i një qeverisjeje stabile.

Ajo ka theksuar se partia fituese ka një përgjegjësi të veçantë për t’u angazhuar me të gjitha forcat politike, me qëllim arritjen e marrëveshjeve që do të mundësonin konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit në përputhje me kërkesat kushtetuese.

Sipas Palatovës, edhe partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend duhet të marrin pjesë në negociata me mirëbesim dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime bashkëpunimi politik.

“Nevoja për këtë kulturë politike dhe për aftësinë për kompromis është më e madhe se kurrë”, ka shkruar ajo, duke shtuar se Kosova duhet të shfrytëzojë momentin e krijuar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Palatová ka paralajmëruar se mungesa e stabilitetit politik po sjell pasoja të dukshme dhe ka vlerësuar se periudha e ardhshme nuk lidhet vetëm me formimin e institucioneve, por edhe me rikthimin e besimit të qytetarëve dhe avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 614)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 804)
  • Opinione (48)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (353)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com