Ka përfunduar mbledhja mbi 3 orë e Lidhjes Demokratike e Kosovë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për kërkesat për dorëheqjen e tij.
Abdixhiku tha se zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër dhe LDK-ja pati një Kuvend më 31 janar.
Ai tha se LDK-ja nuk duhet të fokusohet në tema që e ndajnë partinë.
“Për ne LDK-në zgjedhjet e rregullta mbahen vitin tjetër dhe LDK ka pasur një Kuvend 31 janar”.
“Do dëshiroja që LDK-ja të merret sa më pak me çështje që i ndajnë, e kemi pasur një Kuvend dhe këto nuk i bëjnë mirë LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.
