DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

BE-ja s’e sheh gazin si opsion për Kosovën – prioritet mbeten burimet e ripërtëritshme

11 Korrik 2026
A A
PE voton nesër raportin për Kosovën, mbështet integrimin në BE dhe shpreh shqetësim për situatën politike
Share on Facebook

Bashkimi Evropian nuk e sheh gazin e lëngshëm natyror (LNG) si komponentë të strukturës së ardhshme energjetike të Kosovës, për aq kohë sa prioritet absolut i vendit mbetet përmbushja e zotimeve në kuadër të Komunitetit të Energjisë.

Në një përgjigje për Albanian Post, një zëdhënëse e Komisionit Evropian ka deklaruar se prioritete të BE-së – dhe të Kosovës – mbeten përshpejtimi i tranzicionit drejt burimeve të ripërtëritshme deri në 2030 dhe neutralitetit klimatik deri në 2050.

“Ndonëse gazi natyror mund – në rrethana të caktuara – të luajë një rol kalimtar në përpjekjet graduale për të diversifikuar burimet larg qymyrit, Kosova duhet t’i japë përparësi prodhimit të energjisë me karbon të ulët dhe atyre të ripërtëritshme, si dhe infrastrukturës përkatëse të transmetimit dhe ruajtjes, në përputhje me zotimet e saj klimatike dhe energjetike”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka theksuar se BE-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të përshpejtuar shtrirjen e burimeve të ripërtëritshme, duke përfshirë financimin e projekteve, ofrimin e asistencës teknike, modernizimin e infrastrukturës së transmetimit, si dhe mbështetjen financiare shtesë përmes Mekanizmit për Reforma dhe Rritje.

“Kjo mbështet përparimin drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së për klimën dhe energjinë, forcon sigurinë e brendshme energjetike dhe redukton ekspozimin ndaj rreziqeve të furnizimit”, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, shkruan AP.

Kosova nuk ka asnjë tubacion që e lidh me rrjetet e gazit në rajon, ndryshe nga shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të refuzimit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, i cili në vjeshtën e vitit 2021 pezulloi projektin me Maqedoninë e Veriut, që parashihej të financohej përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Por, zhvillimet e shpejta gjeopolitike kanë bërë që SHBA-të të rikthehen sërish me të njëjtën kërkesë për Kosovën, duke insistuar që vendi të rishqyrtojë pozicionin e saj dhe të përfshihet në projektin e madh amerikan të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 436)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com