DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tkurrje alarmuese demografike në Kosovë, shkalla e fertilitetit ka rënë në 1.54 fëmijë

12 Korrik 2026
A A
Tkurrje alarmuese demografike në Kosovë, shkalla e fertilitetit ka rënë në 1.54 fëmijë
Share on Facebook

Sipas ekspertëve, ajo është pasojë e dy proceseve që po e ndryshojnë strukturën e popullsisë së Kosovës: lindjeve gjithnjë e më të pakta dhe migrimit. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse trendi vazhdon, pasojat do të ndihen në çdo hallkë: nga organizimi i shkollave dhe financimi i komunave, deri tek universitetet dhe tregu i punës.


Profesori i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, Tahir Latifi, thotë se trendet demografike nuk lënë shumë hapësirë për optimizëm.

“Nëse shohim statistikat e lindjeve, që në fund të fundit tregojnë edhe sa nxënës do t’i kemi në shkolla, tabloja është e qartë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Latifit, dhjetë vjet më parë shkalla e fertilitetit në Kosovë ishte 2.10 fëmijë për grua. Në vitin 2026 ajo ka rënë në 1.54.

Një pjesë e kësaj rënieje, thotë ai, lidhet edhe me emigrimin.

“Kur i sheh statistikat e lindjeve në pesë vjetët e fundit, rreth një e treta e lindjeve të regjistruara në Kosovë janë nga diaspora”, thotë Latifi.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në vitin 2025 janë regjistruar 32.955 lindje, por 22.045 prej tyre kanë ndodhur brenda Kosovës.

Edhe regjistrimi i fundit i popullsisë, më 2024, tregon të njëjtin drejtim.

Kosova ka rreth 1.6 milion banorë rezidentë – afro tetë për qind më pak sesa në regjistrimin e vitit 2011.

Për Latifin, institucionet nuk e kanë lexuar me kohë këtë ndryshim demografik.

“Nëse nuk i lexojnë si duhet edhe të dhënat e regjistrimit të vitit 2024, që janë alarmante, nuk e di se kah do të shkojmë. Edhe pse është ditur se disa fshatra po zbrazen, prapë janë ndërtuar shkolla milionëshe, pa nevojë”, thotë ai.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse trendi vazhdon, pasojat do të ndihen në çdo hallkë: nga organizimi i shkollave dhe financimi i komunave, deri tek universitetet dhe tregu i punës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 434)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com